Bosnie, presidenti kroat njofton për padi kundër Kroacisë

0
402
Anëtari i sapozgjedhur kroat i presidencës tre-palëshe të Bosnie-Heregovinës, tha dje se vendi do të padisë Kroacinë për ndëritmin e urës së kontestuar të Peljesaç, më shumë se 2 km tw gjatë.
Në një intervistë me televizionin publik kroat HRT, Zeljko Komsic tha një ditë pasi ishte zgjedhur se Kroacia ka shkelur dy herë konventën e ligjit të detit.
“Ne kemi të drejtë të padisim Republikën e Kroacisë në gjykatën ndërkombëtare për Ligjin e Detit në Hamburg, pasi ka shkelur dy herë KOnventën e Ligjit të Detit duke hartuar kufijtë detarë”, tha ai.
 Kosmiç më tej shtoi: “Përse lidhet kjo me Urën e Peljesaçit? Sepse ju po e përdorni si një kartë të pakundërshtueshme, ju nuk do të përcaktoni kufijtë detarë, ju nuk respektoni as marveshjen Tuxhman-Izetbegoviç për kufitë detarë, dhe e dini e kjo urë e  Peljesaç kalon mbi detin e Bosnie-Herzegovinës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here