Ministri Xhafaj bën mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë

0
401

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thirrur dje në mbrëmje në një takim urgjent drejtuesit Qendrore dhe Vendorë të Policisë së Shtetit. Fokusi i takimit, analizë mbi operacionin “Forca e Ligjit”, i cili ka hyrë në një fazë të re veprimi si në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale të skanuara nga Task Forca Speciale ashtu edhe në veprimin aktiv të Policisë në territor për të identifikuar e ndëshkuar ashpër të gjithe individet te perfshire ne veprimtari kriminale e sidomos ata qe konsiderohen “si te forte” dhe “te paprekshem”

Ministri ka qenë veçanerisht i ashpër me ngjarjen e fundit të ndodhur në Tiranë duke theksuar nevojën për të reflektuar e nxjerrë përgjegjësitë konkrete. Xhafaj ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë të veprojnë me ashpërsi ndaj cilitdo që e konsideron veten “të paprekshëm” dhe sidomos ata që kanë ndertuar biznese mbi aktivitete kriminale.

“Të forcohet kontrolli ne territor me një kombinim me eficent ndërmjet strukturave policore vendore me strukturat operacionale dhe forcat speciale në qendër, duke shkuar atje ku janë problemet e jo duke pritur të menaxhohen ngjarjet konkrete. Të thellohet analiza e të gjithë personave me aktivitet e precedentë kriminalë, të analizohen lidhjet e tyre dhe burimet financiare të dyshimta. Policia Kriminale të evidentojë, dokumentojë dhe të referojë sa më parë materialet në ngarkim të të gjithë atyre personave apo grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale në territor, krahas grupeve kriminale tashmë të skeduara qe jane ne proces hetimi. Të intensifikohet puna për kapjen e personave në kërkim per te cilet ka nje mandat arresti kombëtar apo ndërkombëtar. Të bashkëpunohet më mirë në qarqe me SHISH, Prokurorinë dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave”, tha Xhafaj.

Ministri Xhafaj ka lënë porosi të prerë për drejtorët dhe vartësit e tyre, të mos tolerohet askush ne përballjen me forcen e ligjit. Ministri ka theksuar se nuk ka grup apo organizate kriminale që mund të përballet me autoritetin veprues të Policisë dhe forcës së ligjit, të zbatuar me kurajo e ashpërsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here