Shpërthen trajneri i Liverpool: Ja pse Liga e Kombeve është e pakuptimtë

0
386

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dalë kundër Ligës së Kombeve, duke e quajtur si një kompeticion të pakuptimtë.Trajneri gjerman ka thënë se problemi kryesor qëndron te fakti që lojtarët vijnë të lodhur nga ndeshjet me kombëtaret e tyre.

“Tani lojtarët do shkojnë të luajnë në Ligën e Kombeve, kompeticioni më i pakuptimtë në botë. Problemi im qëndron te lojtarët. Më ka ndodhur që të telefonoj trajnerin e ndonjë kombëtare dhe t’i lutem që të mos aktivizoj ndonjë lojtar, por e di që edhe ata janë nën presion për këtë”.

Liga e Kombeve është një kompeticion krejtësisht i ri që vë përballë skuadrat evropiane në një skemë të krijuar për të shmangur miqësoret e padobishme ku shpesh lojtarët më të mirë i bënin bisht, ose nuk impenjoheshin.

Kompeticioni ka një fazë grupesh, një fazë finale dhe një fitues. 55 skuadrat europiane janë ndarë në katër liga: A, B, C dhe D, bazuar në renditjen e tyre në UEFA. Çdo ligë është e ndarë në katër minigrupe. Të gjitha skuadrat që fitojnë këto minigrupe në Ligën A do të kalojnë në fazën finale të turneut, që do të organizohet në një prej katër shteteve që fitojnë minigrupet.

Në qershor 2019 do të luhen edhe dy gjysmëfinalet dhe finalja për të përcaktuar edhe fituesja e parë e Ligës së Kombeve. Në ligat B dhe C, fitueset ngjiten një ligë më lart, ndërsa skuadrat e vendit të fundit zbresin një ligë më poshtë.

Nga ky kompeticion do të ketë 4 skuadra që do të fitojnë të drejtën të luajnë në Europianin e vitit 2020, për t’iu bashkuar 20 skuadrave të tjera që do të kualifikohen me sistemin tradicional të ndeshjeve eliminatore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here