“Perfeksionist në qitje”, Artan Hoxha tregon detajet e pathëna për autorin e Forcave Ushtarake të ngjarjes në ish Bllok

0
683

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, u plagosën me armë zjarri shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha, 28 vjeç. Arrestohen në flagrancë dy të plagosurit dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin të të plagosurve Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë: F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë; M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas gazetarit Artan Hoxha ka deklaruar se qitja me pistoletë brenda në lokal ka ndodhur vetëm nga një person i vetëm i cili dyshohet se është një person komando i Forcave të Armatosura .Ai ka qëlluar viktimën në kokë dhe në gjoks. Sipas gazetarit Hoxha ky person ka qenë perfeksionit në qitje është shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here