Pas dy orëve tek Krimet e Rënda, Salianji paralajmëron: Kam pamje të reja

0
528

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka dhënë dëshminë e tij për rreth 120 minuta në prokurorinë e Krimeve të Rënda ku tha se ka dorëzuar një material për persona që janë dijeni për rrethanat e çështjes.

“Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di.

Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën po punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsye nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafajt e Ramës për të fshirë provat.

Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.

Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD

Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla.

Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta.

Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme”, deklaroi Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here