Mes krizës politike e ekonomike, Rumania voton për martesat ‘gay’

0
545
Rumunët do të votojnë së shpejti në një referendum për ndalimin e martesave tëtë njëjtit seks. Debati ka sjellë ndarje shoqërore në një vend të përfshirë nga kriza e thellë politike. Rezidentët e Timisoara kishin vendosur në qendër të qytetit një parrullë gjigante ku shkruhej: “Mbroni familjet dhe fëmijët e Rumanisë! Nëse nuk votoni kundër dy burra do të mund të adoptojnë fëmijën tënd!”
Por posteri u hoq pas disa ditësh me urdhër të kryebashkiakut dhe vota ka shkaktuar debate të ashpra mes kampeve të ndryshme në vendin konservator ish-komunist.
Në referendumin e 6 – 7 tetorit rumunët do të votojnë nëse martesa do të përkufizohet si bashkim i burrit dhe gruas, në vend të termit pa gjini “bashkëshortët” që përdoret aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here