Britani, deputetët kërkojnë hetim të ndërhyrjes ruse mbi Brexit

0
449
Një nga figurat e opozitës laburiste në Britani ka kërkuar sot hetim të stilit amerikan mbi ndërhyrjet e mundshme të Rusisë në referendumin britanik të  Brexit në 2016, duke thënë se “ka ardhur koha të ndjekim paratë dhe gënjeshtrat”.
Deputeti Tom Watson, i ka shkruar ministrit të jashtëm Jeremy Hunt për të kërkuar hetim mbi aktivitetet e inteligjencës ruse për sabotimin e “demokracive perëndimore”, siç po bën SHBA me hetimin e prokurorit special Robert Mueller për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016.
Letra e Watson vjen në të njëjtën ditë kur agjensitë e sigurisë së Holandës thanë se knë zbuluar tentativat e sulmeve kibernetike ruse në Organizatën e Ndalimit të Armëve Kimike.
“Ne po punojmë shumë për infiltrimet e regjimit të Putin në vende të tjera dhe po harrojmë sinjalet e alarmit brenda shtëpisë,” tha Watson, duke shtuar se kjo nuk ka të bëjë me rezultatin e referendumit të Brexit pro me mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here