“Xhisiela”/ Balla flet pas dëshmisë në Prokurori: Betejë për të vërtetën

0
474

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur pas dëshmisë që ka dhënë në prokurori për çështjen ‘Xhisiela’.

Balla tha se dha sqarime për kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të PD Lulzim Basha, deputeteve Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj si dhe oficerit Emiljano Nuhu dhe gazetarit Basir Collaku, ku i akuzon për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shpifje’.

Deputeti u shpreh se kjo është një betejë për të vërtetën dhe se ai mban përgjegjësi për kallëzimet penale që ka depozituar.

“Prokuroria ka regjistruar procedim penal ndaj të akuzuarave. U informuan prej meje për kallëzimin penal që kam bërë ndaj tyre. Kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë të gjitha kallëzimet. Është një betejë të cilën do ta fitoj për interes të qytetareve ku del një budalla dhe shpif. Basha të vijë këtu dhe të përballet. Unë mbaj përgjegjësi për kallëzimet që kam bërë”- tha Balla.

Oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu pretendon se u kërcënua me armë në praninë e Taulant Ballës, Rrahaman Rrajes dhe Artur Bushit më 21 korrik në komisariatin e Fushë-Krujës për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here