“Kam mbushur 3 autobotë me alkool”, Aleksandër Gjoka flet për vendimin që i ndryshoi jetën

0
528

“Në jetën time ka qenë një çast, kur unë për ty pata nevojë’’! Janë këto disa prej vargjeve, të një prej baladave më të bukura të të gjitha kohërave ‘’Ditë dimri’’. Dhe nëse 20 vite më parë kantautori i mirënjohur, Aleksandër Gjoka, gjendet ngushëllim dhe forcë tek dashuria, për shumë kohë me radhë i ka kërkuar ato tek alkooli. Miqtë dhe kolegët e Sandrit tashmë e njohin shumë mirë ‘’varësinë’’ e tij, madje në vitit 2015-të ai u arrestua sepse po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Por i ftuar në studion e Rudina Magjistarit ka deklaruar se ka hequr dorë nga alkooli, dhe se po kujdeset për shëndetin. “Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë.” – tha ai.

Sakaq nuk është vetëm Sandri ai që ka vendosur të bëjë disa ndryshime në stilin e jetesës. Edhe musketieri tjetër i rock-ut shqiptar, Elton Deda, deklaroi se i ishte nënshtruar një regjimi detoksikimi dhe rënieje nga pesha. Ai pranoi se kishte reduktuar sasinë e alkoolit dhe po ushqehej më shëndetshëm. “Kujtuam se do të ndikonim tek Redoni për të pirë më shumë alkool se e pinte dhe ai me ne, por e gjeta veten duke pirë ‘Coca Cola’”. – përfundoi Eltoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here