Vendim i papritur! Aktorja e famshme turke heq dorë nga aktrimi

0
574

Që pasi u njoh si “Elif” nga seriali “Diamante dhe dashuri” Tuba Buyukustun është bërë një nga aktoret turke më të pëlqyera në vendin tonë. Ylli i kinematografisë turke cilësohet si një nga femrat më të bukura në Ballkan dhe rolet e saj kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme.

Megjithatë aktorja e famshme duket se ka marrë një vendim të papritur që me siguri asnjë nga fansat e saj nuk do ta mirëpresë.

Sipas mediave turke, ajo ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi për t’ bërë skenariste. Madje thuhet se aktorja e ka gati skenarin e saj të parë dhe i’a ka prezantuar atë regjisorit të njohur  turk Tomris Giritlioglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here