Qeveria ‘shpërngulet’ në Korçë në fundjavë, zbardhet axhenda

0
570

E gjithë qeveria do të jetë këtë fundjavë në qytetin juglindor të Korçës. Një sërë aktivitetesh janë parashikuar, përfshirë dhe mbledhjen e qeverisë.

Zbardhet axhendën e aktiviteteve duke nisur nga pasditja e sotme. Kështu kryeministri Edi Rama dhe ministrat do të inspektojnë punimet në tunelin panoramil të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”.

Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja.

Ndërsa nesër do të jetë mbledhja e qeverisë në mesditë dhe takim me qytetarët. Pas mbledhjes shefi i qeverisë do të flasë për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here