Manastirliu: Ndihma ekonomike tani shkon vetëm për familjet në nevojë, së shpejti rikonstruksione në disa maternitete të vendit

0
569

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantuan dje politikat e reja, ku theksin e ndalën tek reforma e ndihmës ekonomike. Manastirliu ka theksuar rëndësinë e kësaj reforme dhe ka bërë të qartë që tashmë nga ndihma ekonomike përfitojnë vetëm ato familje që në të vërtetë kanë nevojë.

“Sot nuk ka më kritere skualifikuese për të marrë ndihmën ekonomike. Sot të tilla janë 10 mijë familje që përfitojnë falë reformës. Mbi 4000 familje përfitojnë direkt nga një subvencion që jep direkt bashkia i cili është rritur. Ne nuk mund të talleshim me ndihmën ekonomike por e rireformuam duke arritur të targetojmë familjet që në të vërtetë kanë shume nevoje duke përjashtuar ata që abuzonin për të përfituar. Sot përfitojnë vetëm ato familjet që në të vërtetë kane nevojë. Ndihma ekonomike vijon si një program i mbrojtjes sociale të familjes. Po punojmë që ndihma ekonomike të mbështesë më shumë gratë kryefamiljare dhe grupe të tjera në nevojë brenda kësaj skeme , gjithashtu dhe programi universal për bonusin e bebes, që lançoi Kryeministri Rama do të ndikojë në mirëqenien e familjeve me ndihmë ekonomike”, deklaroi ajo.

Më tej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se ka filluar puna për rikonstruksionin e maternitetit të Sarandës dhe Korçës e së shpejti do rikonstruktohen edhe maternitetet e Kukësit, Lezhës dhe Beratit. Po dje, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, me të cilin ka biseduar për bashkërendimin e politikave shëndetësore në mes të dy vendeve. Gjatë këtij takimi, ministri kosovar i Shëndetësisë vlerësoi reformat e thella që qeveria Rama ka kryer në sektorë si shëndetësia. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se Shqipëria ka kaluar nëpër procese të reformave shëndetësore kohë më parë, në veçanti sa i përket funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here