Artan Hoxha publikon fotot, zbulon lidhjen e Dritan Zaganit me oficerin Emiljano Nuhu: Ja çfarë pritet të dalë së shpejti

0
524

Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me sulmet që Dritan Zagani i ka adresuar kohët e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar dy foto në Zvicër, ku ky i fundit shfaqet nën shoqërinë e nën-komisarit “hero” Emilajo Nuhu.

Ai thekson se pavarësisht se e ka mbështetur Zaganin me denoncimet e tij e quan person të përdorur nga politika së bashku me nën-komisarin Nuhu.

Postimi i plotë

Ke dy dite rresht qe pa asnje arsye ke sajuar dhe publikuar te paverteta ne adresen time, pa ruajtur as njelloj etike njerezore. Per me teper kur s’te kam lene asnje motiv ty personalisht, kur te kam mbeshtetur, perkrahur dhe dale ne mbrojtje per nje kauze te drejte.

Gjykova se denoncimi yt ishte nje kontribut ne luften kunder narkotrafikut dhe korrupsionit shteteror, te cilen une e kisha denoncuar perpara gjithkujt tjeter dhe me shume se askush tjeter duke rrezikuar jeten time ne plantacionet e narkotrafikut mbjelle me leje te rilindjes. Por mesa duket militantizmi politik ta ka erresuar gjykimin duke me ngaterruar dhe mua me nje militant politik. Je komplet gabim, jam po ai qe kam qene gjithmone pa bere asnje kompromis me te verteten dhe profesionin tim…

Ne mbrojtje te se vertetes po te them se kjo eshte histori e sajuar dhe do publikoj fakte ashtu sic publikova sot ne mbremje ne Opinion. Nuk me intimidoni dot as ti dhe as cdo militant tjeter qe eshte sulur sot per te me kercenuar. Gazetaret profesioniste nuk ndahen ne tanet dhe te kundershtarit sipas interesit te momentit.
Meqe jemi te faktet dhe e verteta,

Dritan Zagani, une jam ai qe denoncoj dhe flas vetem me fakte. Me qe po kembengul forte se je zhgenjyer dhe te dukem ne mbrojtje te nje qeverie paudhesite e seciles i denoncoj perdite, po te bej disa pyetje:

A je ti ne kete foto dale ne Zvicer, bashke me nenkomisarin “hero” Emiljano Nuhu?

Si ka mundesi qe polici i larguar ilegalisht nga Shqiperia ndodhet kaq shpejt ne shoqerine tende ne Zvicer?

Cfare u lidhi bashke?

A e ke ndihmuar ti nenkomisarin te paiset me dokumenta qendrimi te azilantit ne Zvicer dhe pse?

Dritan Zagani te kam mbeshtetur ne denoncimin kunder narkotrafikut por ne sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk te ndihmoj dot. Shijoeni azilin dhe lereni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shume shpejt….

Ne foton e pare:
Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu, te fotografuar sebashku ne Gjeneve te Zvicres.
Ne foton e dyte:
Dokumentat e reja te qendrimit ne Zvicer, te familjes se nenkomisarit Nuhu, Emiljanos, bashkeshortes se tij dhe femijes, te leshuara ne Gjeneve…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here