Kush është miliarderi që do të jetë turisti i parë në Hënë?

0
513

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

“Unë zgjedh të shkoj në Hënë”, tha miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 42 vjeç.

Ai pritet të niset nga Rocket Big Falcon (BFR), një sistem nisjeje që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Misioni, i cili aktualisht është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në vitin 1972. Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Hawthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi përfaqësonte “një hap të rëndësishëm për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here