Basha tregon kush është inspektori që kërcënoi sot deputetin e PD, ja lidhja me bandën që ekzekutoi Azem Hajdarin

0
522

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka raguar ashpër ndaj  dhunës policore siç e quan ai ndaj banorëve në bregdetin e Jalit. Sipas Bashës, i gjithë synimi është grabitja e pronës nga oligarkët e Edi Ramës. Ai paralajmëroi padi ndaj kryeinspektorit të IKMT-së, Fatmir Metaj, që sipas Bashës, ka shoqëruar në vitin 1998, vrasësit e Azem Hajdarit duke qenë në krye të policisë së Tropojës. Basha pati një paralajmërim edhe për Ramën.

“Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Agron Shehaj, që ishte përkrah njerëzve duke i kërkuar llogari për banorët.Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, udhëtoi më 12 shtator 1998, banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Banda u kthye po atë natë në Tropojë.

Gjatë kësaj periudhe u vranë 86 qytetarët. Këto janë bëmat e Fatmir Metës, i cili u emërua si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën e Zani Çaushit.”- deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here