Idrizi largohet nga koalicioni, deputeti i PDIU: Po fluturon të gjejë vetveten, ne jemi me kryeministrin

0
476

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU iku nga koalicioni me kryeministrin Edi Rama për t’u bërë pjesë e opozitës së Lulzim Bashës por tre deputetët e Idrizit i përkasin tashmë PS-së së Ramës.

Deputeti Dritan Bici ka deklaruar për mediat se deputetët e PDIU nuk kanë ikur nga partia dhe se është Shpëtim Idrizi ai që “po fluturon për të gjetur vetveten”.

“Ne jemi me kryeministrin Rama sepse e shohim se për çeshtjen çame ka punuar më shumë se çdo kryeministër në vend. Ne jemi këtu ku jemi sepse mbi shpatulla kemi edhe votat e votuesve socialistë.

Shpëtim Idrizi do të hedhë në rrugë gati 1000 të punësuar nga qeveria e rilindjes. Të punësuarit e  forcës tonë politike janë me kryeministrin sikurse dhe ne tre deputetët”, tha Bici për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here