“Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorëzohem”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Fadil Kasemi, për dy policët Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj, të cilët ishin personat e parë që ranë në kontakt me 54-vjeçarin, pak pasi ky i fundit vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizin.
Teksa dëshmuan sot në procesin ndaj Kasemit tek Krimet e Rënda, efektivët treguan detaje nga dita kur ndodhi ngjarja, ndërsa rrëfeu se kishin parë një person të armatosur në oborrin e komisariatit nr.1, ku në një njërën dorë mbante pistoletë dhe në tjetrën krëhërin.
“Pasi i morëm armën, Kasemi tha që kishte vrarë Fildes Hafizin tek Xhamlliku”, thanë policët dëshmitarë.
54-vjeçari, i cili vrau ish-gruan në 31 gusht, akuzohet për kryerjen e veprave penale te “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.