Podgorice,Thaçi: Gjukanoviç mbeshtet perpjekjet e Kosoves dhe Serbise per marreveshje

0
590

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot drejt Malit të Zi, ku është takuar me homologun e vendit fqinj, Milo Gjikanociv. Lajmi konfirmohet nga vetë Thaçi në rrjetin social “Faceook”, ndërsa siç shkruan ai, ky takim ka patur si synim diskutimet e fqinjësisë së mirë dhe mbështetjen që Mali i Zi i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit, është në interes të të gjithë Ballkanit, që paqja dhe stabiliteti të jenë hallkat ku do të mbështetet politika e të gjitha vendeve. Ai shkruan se homologu nga Mali i Zi, i ka shprehur mbështetjen dhe ka inkurajuar atë për të vijuar diskutimet, sepse sipas tij kjo është ajo që kërkon Ballkani.

Postimi i Facebook:
Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane. HTH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here