Nesër dalin në treg iPhone-t e rinj, sa do të kushtojnë?

0
726

Për të gjithë entuziastët e Apple dhe produktet e saj, së shpejti do të keni mundësi të njiheni me modelet e reja të iPhone që kompania pritet të publikojë.

Më 12 shtator Apple do të mbajë një event ‘Gather Around’ në të cilin pritet të zbulojë një telefon të një niveli të ri dhe dy versione të përditësuara të iPhone X.

Modelet e reja që do të prezantohen do të quhen iPhone XS, iPhone XS Plus dhe iPhone XC. Në rrjet gjithashtu qarkullojnë pamje dhe çmime të telefonave të rinj. Flitet se iPhone XS do të kushtojë 1079 $ dhe iPhone XS Plus 1225 $.

iPhone XS pritet të jetë një përditësim i X me një ekran OLED 5.8-inch. XS Plus mendohet të quhet XS Max dhe do të ketë një ekran 6.5 inch OLED. Ndryshim në përmasa dhe në çmime, këto janë thashethemet që qarkullojnë për iPhone-ët e rinj.

Por të vërtetën mund ta zbulojmë nesër në eventin live që do të mbajë Apple. Eventin mund ta ndiqni në faqen e ëeb-it të Apple.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here