F1, Ferrari: Raikkonen largohet në fund të sezonit, Leclerc merr vendin e tij.

0
644

Piloti finlandez do të mbyllë përvojën e tij në Maranello deri në fund të Kupës së Botës, ai do të garojë në Sauber. Arrivabene: “Njeri i madh i ekipit, do të mbetet në histori”. Në vend të tij, i riu Monegasque: “Një ëndërr që bëhet realitet”

Maranello – Kimi Raikkonen del, hynë Charles Leclerc. Ferrari ka zyrtarizuar atë që do të jetë piloti i dytë për sezonin e ardhshëm ,20 vjeçarin nga Monako i cili do të zërë vendin e ekspertit finlandez. Raikkonen, 39 vjeç, do të vazhdojë të garoje në timonin e Sauber.

Përshëndetja per Kimin – Para se ta shpallte Leclerc, Maranello përshëndeti Raikkonen. “Gjatë këtyre viteve, Kimi i dha ekipit një kontribut të madh, si një pilot por edhe për cilësitë e tij njerëzore – nënshkruar nga drejtuesi kryesor Maurizio Arrivabene – Roli i tij ishte vendimtar për rritjen e ekipit dhe në të njëjtën kohë, ai ka qenë gjithmonë një lojtar i madh i ekipit. si një kampion bote, gjithmonë do të mbetet në historinë e familjes Ferrari. Për të gjithë këtë ne e falënderojmë dhe i urojme atij dhe familjes së tij një të ardhme sa me te lumtur ” . Raikkonen fitoi Kampionatin Botëror me Ferrarin në vitin 2007. Në Formula 1 ai fitoi 20 gara dhe u ngjit 100 herë në podium.

Finlandezi do të vazhdojë karrierën e tij në Formula 1 ne ekipin e Alfa Romeo Sauber aty ku qe larguar nga  debutimi i tij në vitin 2001.

 

VJEN LECLERC  – Është më se i qartë njoftimi për shtyp me të cilin Ferrari ka bere te ditur ardhjen e pilotit të Akademisë së Ferrarit Charles Leclerc që nga viti 2016. “Scuderia Ferrari njofton se Charles Leclerc në sezonin e ardhshëm F1 do të garoje per ekipin së bashku me Sebastian Vettel” . Leclerc debutoi këtë vit në Formula 1 në timonin e Alfa Sauber: 14 GP të kontestuar, 13 pikë të mbledhura, rezultati më i mirë është vendi i gjashtë në Baku.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here