Pas akuzave të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu, ndaj dy shtetasve të cilët sipas tij e kanë kërcënuar me jetë, ka folur vëllai i njërit prej të akuzuarve.
Baki Myrtollari, ka hedhur poshtë akuzat ndaj vëllait të tij duke mohuar të jetë i vërtetë kërcënimi ndaj gjyqtarit.
“Gjyqtari shkoi tek vëllai dhe e provokoi me fjalë, dëshmitarët kanë parë ngjarjen. Do të padisim gjyqtarin Besnik Shehu”, mësohet të jetë shprehur për News24, Baki Myrtollari.
Dy ditë më parë gjyqtari Shehu denoncoi në komisariatin e Korçës shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, të cilët, sipas tij e kanë kërcënuar me jetë.