Mblidhet grupi i PS/ Merret vendimi për deputetin Gjetan Gjetani

    0
    856

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani.

    Vetëm tre ditë më parë kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve, kërkoi nga Asambleja e PS-së përjashtimin e Gjetanit nga grupi, pasi kishte abuzuar me detyrën duke shantazhuar Policinë e Shtetit.

    Gjetan Gjetani përmes një statusi në ‘Facebook’ kritikoi hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras.

    Fill pas deklaratës së Ramës, Gjetani reagoi duke e quajtur të padrejtë vendimin për përjashtim. Deputeti e quajti kryeministrin arrogant, duke shtuar se këtë arrogancë e kanë edhe të besuarit e tij në Kurbin.

    “Vendimi i Edi Ramës, për të më larguar nga Grupi Parlamentar, është një vendim i padrejtë.
    Nuk më ka bërë socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai të më largojë. Socialist kam qenë në ditë të vështira të PS me familjen e njerëz të afërt të mi, dhe jo sot në pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

    Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjetër të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe të besuarit e tij në Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfarë presin banorët me shumë halle, por vetë problemi që prodhon edhe më shumë hendek mes qeverisë dhe njerëzve.
    Unë pavarësisht se si shkojnë interesat e ditës së Ramës dhe miqve të tij, do vazhdoj të jem pranë qytetarëve.
    Nuk kam qenë asnjëherë i pushtetshëm, por kam qenë i vërtetë me njerëzit. Dhe do vazhdoj të ngrejë zërin, për të gjitha shqetësimet dhe problematikat që kanë qytetarët e Kurbinit, duke mos u lëkundur për asnjë arsye”, shkroi në ‘Facebook’ Gjetani.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here