“Kërcënoi me jetë gjyqtarin?”, flet vëllai i të arrestuarit: Ja si qëndron e vërteta

0
549

Pas akuzave të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu, ndaj dy shtetasve të cilët sipas tij e kanë kërcënuar me jetë, ka folur vëllai i njërit prej të akuzuarve.

Baki Myrtollari, ka hedhur poshtë akuzat ndaj vëllait të tij duke mohuar të jetë i vërtetë kërcënimi ndaj gjyqtarit.

“Gjyqtari shkoi tek vëllai dhe e provokoi me fjalë, dëshmitarët kanë parë ngjarjen. Do të padisim gjyqtarin Besnik Shehu”, mësohet të jetë shprehur për News24, Baki Myrtollari.

Dy ditë më parë gjyqtari Shehu denoncoi në komisariatin e  Korçës shtetasit  Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha, të cilët, sipas tij e kanë kërcënuar me jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here