Mazhoranca sot në Kuvend, opozita bojkoton dhe mblidhet në Elbasan

0
660

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare. Opozita do bojkotojë edhe seancën e dytë të këtij sesioni të ri parlamentar. Prezente në sallën e Kuvendit do jetë vetëm maxhoranca, kjo pasi opozita njoftoi një ditë më parë se do të zhvendoset në Elbasan për takimin e radhës, i cili vjen pas atij të Shkodrës pasditen e të hënës. Edhe në mbledhjen e Elbasanit, do mungojë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në një vizitë në Britaninë e Madhe.

Shkak për zhvendosjet e opozitës në rrethe është bërë situata e kriminalitetit. Në Shkodër u ekzekutua të shtunën e kaluar një biznesmen, ndërsa ngjarjet e rënda kriminale vijojnë prej disa muajsh të trondisin kryeqendrën e veriut. Në këto kushte PD, LSI dhe aleatët e tjerë të opozitës shpalosën nga Shkodra betejën politike të vjeshtës “luftë kriminalitetit”, ndërsa hodhën akuza ndaj qeverisë se mbron dhe nxit krimin.

Ndërkohë në rendin e ditës së seancës së dytë për këtë sesion të ri parlamentar është parashikuar votimi i ndryshimeve në buxhetin e vitit 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here