Sëmundja misterioze, 100 pasagjerë nga Dubai vendosen në karantinë në SHBA

0
563

Një aeroplan që mbërriti nga Dubai ndodhet në karantinë në aeroportin JFK të Nju Jorkut pas njoftimeve se një sëmundje misterioze ka prekur disa pasagjerë.

Në njoftimet fillestare u tha se numri i personave të sëmurë që udhëtonin me linjën Emirates ishte rreth 100, por deklaratat pasuese nga kompania e kanë ulur atë në 10. Mediat vendase raportuan se tre persona janë dërguar në spital.

Administrata e presidentit Trump tha se po e mbikqyr incidentin.

“Jemi duke e monitoruar situatën dhe Presidenti po informohet me të rejat rreth situatës sapo ato janë në dispozicion”, tha zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walters.

Linja ajrore Emirates bëri të ditur se udhëtarët janë nën kujdesin e autoriteteve lokale shëndetësore.

Disa pasagjerë kanë postuar imazhe të makinave të policisë dhe ambulancave të rreshtuara në pistën e aeroportit si dhe veten duke matur temperaturën e trupit.

Aktualisht aeroplani po mbahet larg terminalit të pasagjerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here