Bashkeqeverisja,Rama shkarkon live drejtorin e rëndësishëm

0
575

Gjatë takimit me kordinatorët e bashkëqeverisjes kryeministrii Edi Rama ka bërë me dije shkarkimin e Drejtorit të Hipotekës së Fierit Petrit Kuçana.Kjo deklaratë e Ramës bëri shumë bujë pasi ky shkarkim nuk ishte bërë i ditur mediatikisht, e mesa duket Rama nuk kishte ndërmend ta thonte por e bëri meqë ju dha ‘rasti’.

Pas denoncimit të një qytetari  për zvarritjen e dokumentave të pronës së tij nga hipoteka e Fierit, ka ardhur edhe shkarkimi i drejtorit të saj.
 “Tani e vërteta ështe që jo vetëm që ka marrë dokumetin por ka shkarkuar edhe drejtorin e  hipotekës së Fierit.
Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fireit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore.
Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarimin dhe hetimin për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarriitje.
Ky është fakt se platforma jo vetëm zgjidh problemin po na ndez llampat e kuqe për aty ku duhet të ndërhyjmë falë faktit që qytetarët na drejtohen dhe nuk ka nevojë të bëjnë denoncime”, u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here