Autoriteti Kombëtar Ushqimor vijon kontrollet për sigurinë ushqimore. Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi tre subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.
Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.
Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri” pranë sheshit Willson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë.
Postuar:04.09.2018