Merr tjetër rrjedhë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 48 orë nga përfundimi i afatit të raundit të dytë, në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kandidatura, nga Gjykatat e Apeleve në rrethe. Emrat e paraqitur pranë Gjykatës së Lartë pritet të publikohen në përfundim të afatit zyrtar të raundit të dytë.
Afati i paraqitjes së kandidaturave për KLGJ përfundon më 6 shtator, ndërsa kandidaturat e paraqiturapër Këshillin e Lartë Gjyqësor pritet ti nënshtrohen më pas procesit të vettingut.