Nikolla prezanton tekstet për 400 mijë nxënës.

0
519

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për të thënë ‘mirëmëngjes’ sot ku Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla prezanton tekstet e reja me të cilat do të mësojnë 400 mijë nxënës këtë vit. Nikolla hedh një vështrim nga e kaluara, tek reforma e alterteksteve me 1310 tekste, deri në 11 alternativa për një lëndë, me shumë ankesa e gabime.

“Alterteksti prodhoi 1310 tekste, një kaos i vërtetë, korrupsion dhe gabime të panumërta në sistemin tonë arsimor. Tekste që ishin në duart e fëmijëve tanë duke kapur dhe numrin e 11 alternativave për një lëndë. Mësuesit, prindërit denonconin gabimet. Nxënësit ankoheshin për mbingarkesën dhe moskuptimin e atyre që lexonin. Media po ashtu denonconin kaosin por nuk kishte as vesh për të dëgjuar, as sy për të parë dhe as zemër për të vepruar për ata që janë drita e syrit e çdo familje shqiptare, fëmijët”, shprehet Nikolla.

 

Ajo thotë se kaosit qeveria iu ëprgjigj duke punuar në dy linja, së pari mësuesit refuzuan 600 tekste dhe më pas u pastruan nga gabimet tekstet e mbetura. mësojnë me tekste të reja të standardeve ndërkombëtare

Sot sipas saj, tekstet janë të standardeve ndërkombëtare, me të cilat mësojnë fëmijët në të gjithë botën.

Postuar:04.09.2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here