Google search engine
Home Sport Shpendi dhe Hoxha stërvitje të diferencuar, bashkohen sot me grupin

Shpendi dhe Hoxha stërvitje të diferencuar, bashkohen sot me grupin

0
12

Kombëtarja kuqezi, ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Rolando Maran dhe zhvilluan stërvitjen me ngarkesë të plotë.

Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Kristian Shpendi kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar në fushë, me qëllim rikuperimin nga dëmtimet e pësuara pas goditjeve të marra në ndeshjet e fundit me klubet e tyre përkatëse. Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen grupit sot, për seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me Finlandën. Seanca e djeshme nisi me punën në palestër, ndërsa më pas trajneri Rolando Maran, së bashku me ekipin, punoi në disa situata të ndryshme loje dhe aspekte taktike.

Nesër, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 11:00, që do të jetë 15 minutat e para e hapura për mediat. Në orën 16:00 në stadium do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare e trajneri Maran dhe një lojtari. Sa i përket programit të Finlandës, ekipi mik do të zhvillojë konferencën zyrtare për media në orën 11:30 dhe në orën 12:30 do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League, do të luhet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë, duke qenë se janë shitur të gjithë biletat për këtë sfidë.

Sulmuesi/ Rrahmani me probleme te Venecia në kampionatin italian

Sulmuesi Albion Rrahmani po ka telashe për të zënë vend te Venezia në Serie A. Në dy prej tri ndeshjeve të fundit qëndroi vetëm në stol. Ndaj Komos luajti 12 minuta. Reprezentuesi i Kosovës ka tetë paraqitje në Serie A, por ende pa gol apo asistim. Venezia është e parafundit me vetëm gjashtë pikë. Në shumicën e ndeshjeve Rrahmani ishte zëvendësues.

Për formën e tij së fundi ka shkruar edhe mediumi rumun “Sport”. Sipas këtij mediumi, “dy vjet pas largimit nga Rapidi, Albion Rrahmani është i panjohur në klubin e tij të ri”.Rrahmani kishte shënuar shumë gola te Ballkani dhe kishte siguruar transferim te Rapidi i Bukureshtit në vitin 2023. Në Rumani kishte shkëlqyer dhe një vit më pas ishte transferuar te Sparta Praga në Çeki. Edicionin e kaluar i shënoi 11 gola në kampionatin çek dhe siguroi kalimin në Serie A. Por kampionati italian po del të jetë dukshëm më sfidues.

Kombëtarja U17 sot miqësore me moshatarët suedezë

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Suedisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, që do të luhet të mërkurën, më 11 nëntor, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjendja e grupit paraqitet e mirë, me të gjithë lojtarët në dispozicion të stafit teknik dhe pa probleme fizike në prag të sfidës së parë të këtij mini-turneu. Kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv këtë aventurë europiane, ku në Grupin 4 bëjnë pjesë edhe Skocia dhe Finlanda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here