Google search engine
Home Sport Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës në Superiore dhe në Kategorinë...

Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës në Superiore dhe në Kategorinë e Parë

0
7

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, bazuar në paraqitjet e futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë të kampionatit. Formacioni është ndërtuar me skemën 1-3-4-3. Egnatia kryeson me tre futbollistë, ndërsa Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë në formacion. Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës.

Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Andrey Yago (Egnatia), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Aleksandar Jovicic (Partizani). Mesfusha përbëhet nga Roëan Human (Partizani), Altin Kryeziu (Egnatia), Emmanuel Obinna Nëokporo dhe Sokol Uldedaj (Vllaznia). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Fernando (Egnatia), Bismark (Skënderbeu) dhe Fredi Alvarez (Tirana). Trajneri më i mirë i javës së 11-të është përzgjedhur Dean Klafuriç i Tiranës. Ndërkohë, është përzgjedhur formacioni më i mirë i javës së 10-të të Kategorisë së Parë nga Drejtoria Teknike e FSHF, në bazë të paraqitjeve individuale të futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë kampionati. Formacioni është sipas skemës 1-4-4-2 dhe përfshin futbollistë nga shtatë skuadra të ndryshme të kampionatit.

Në portë është përzgjedhur Drilon Mati i Korabit. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Isaac Laëal (Burreli), George Ëallace (Korabi), Aurel Marku (Bylis) dhe Camara Aboubacar (Bylis). Në mesfushë janë përzgjedhur Ermir Spahiu (Besa), Frencis Okoli (Pogradeci), Abdoulaye Diarrasouba (Iliria) dhe Kristi Bespallov (Kukësi). Ndërsa në repartin ofensiv bëjnë pjesë Jayson Mavanga (Iliria) dhe Godsëill Chinëendu (Pogradeci). Trajneri më i mirë i javës së 10-të është përzgjedhur Emiljano Çela i Pogradecit, pas fitores 1-0 ndaj Besëlidhjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here