Google search engine
Home Bota Rajoni Kryeministri grek përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Kryeministri grek përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

0
24

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është dërguar në spitalin e Hanias të hënën, pasi u rrëzua nga biçikleta.

Sipas raportimeve të “Flashnews.gr”, Mitsotakis iu drejtua shërbimit ambulator të spitalit pas incidentit. Ai dyshohet se ka dëmtuar dorën, ndërsa ka pësuar edhe disa gërvishtje dhe djegie të lehta nga fërkimi në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas mbërritjes në spital, kryeministri grek ka biseduar me stafin mjekësor dhe persona të tjerë të pranishëm. Ai mori ndihmën e parë dhe, pas trajtimit, u largua nga spitali. Incidenti nuk raportohet të ketë shkaktuar dëmtime serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here