Google search engine
Home Bota Rajoni Vuçiç akuzon deputetin për ‘ngacmim seksual’ pasi i dërgoi një puthje në...

Vuçiç akuzon deputetin për ‘ngacmim seksual’ pasi i dërgoi një puthje në Kuvend, reagimi i tij shkakton të qeshura

0
13

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ankua sot se televizioni shtetëror RTS po e censuronte, deklaratë që shkaktoi të qeshura te deputetët e Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Deputeti i kësaj liste, Zllatko Kokanoviç, reagoi me ironi ndaj ankesës së Vuçiçit, duke nisur t’i dërgonte puthje nga vendi i tij në sallën e parlamentit.

Por presidenti serb nuk e priti mirë gjestin dhe e cilësoi atë si “ngacmim seksual”. Vuçiç shtoi se “nuk ishte nga ata”, duke nënkuptuar se nuk ishte homoseksual, ndërsa e sfidoi deputetin që puthjet t’ua dërgonte kolegëve të tij parlamentarë, të cilët, sipas tij, ishin të shumtë ata që i përkisnin këtij komuniteti.

Më pas, Vuçiç u përpoq të sqaronte se nuk kishte asgjë kundër homoseksualëve. Megjithatë, momenti u bë edhe më ironik për shkak të pranisë së Ana Brnabiçit, e cila ishte ulur pas tij. Brnabiçi, ish-kryetare e parlamentit serb, është politikane që e ka deklaruar publikisht orientimin e saj seksual si lesbike.

Gjatë fjalës së presidentit, ajo u përpoq disa herë të përmbante të qeshurën, duke e bërë edhe më të sikletshme skenën në sallën e parlamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here