Google search engine
Home Sport Dinamo barazon në duelin e parë me Celjen sllovene

Dinamo barazon në duelin e parë me Celjen sllovene

0
21

Dinamo Siti bëri mbrëmë një tjetër ndeshje të madhe e të rëndësishme në Ligën e Konferencës, pasi mundi të barazonte 1-1 me Celjen e Sllovenisë, pikërisht në fushën e kësaj të fundit, një rezultat që jo vetëm e mban në vallen e kualifikimit, por i jep “nëndetëses” tonë avantazhe për të shkuar në raundin e tretë. Kjo sepse e luan duelin e kthimit pas një jave në Shqipëri në prani të tifozëve të saj. Dueli i mbrëmshëm ndaj sllovenëve nisi mjaft mirë për dinamovitët, që kaluan të parët në avantazh me anë të Hekuran Berishës. Kosovari shënoi në minutën e 15-të dhe blutë e mbrojtën mirë portën për pjesën më të madhe të ndeshjes. Në fakt, Dinamo ekontrolloi mirë lojën, duke dominuar në sektorët më të gjerë të fushës, duke zhvilluar në sinkron dhe me efikasitet të dy fazat e lojës. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fillim të pjesës së dytë ndeshja u ndërpre për plot 25 minuta për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Rezultatin 1-0 Dinamo e ruajti deri në minutën e 83-të, ku nga një pasiguri në mbrojtje bëri që Celje të barazojë shifrat 1-1. Ishte një pasim i gabuar i portierit Teqja për Alijin që kapert nga sllovenët dhe që barazojnë shifrat. Pak para se të shënonin golin sllovenët ishte Qardakuqë iu afrua ndjeshëm golit të dytë për Dinamon, por goditja e tij nga kufijtë e zonë nga një goditje e lirë, përfundoi në traun e portës kundërshtare. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, pra në barazim 1-1. Tani Dinamo ka avantazhin fushë në duelin e kthimit dhe do ta shfrytëzojë për të marrë maksimumin javën e ardhshme, në mënyrë që të kapë raundin e tretë paraeliminator në Ligën e Konferencës. Rezultati i mbrëmshëm, i cili mund të ishte më i thellë në favor të Dinamos, e lë të hapur mundësinë e kualifikimit, portani me Dinamo Sitin pretendente.

Dukagjini humbet në transfertë me Luganon

Një tjetër skuadër shqiptare zbriti mbrëmë në fushë. Bëhet fjalë për Dukagjinin e Kosovës,që u përball në transfertë me Luganon zvicerane. Ishte një ndeshje e vështirë, por kosovarët u mbrojtën mirë dhe luftuan me dinjitet në fushën e lojës, në përpjekje për të marrë rezultat pozitiv. Në fakt,Dukagjini i Klinës, fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ka pësuar humbje të enjten mbrëma në udhëtim te Lugano. Por, mbetet me gjasa për të avancuar tutje. Ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dukagjini e humbi me rezultatin 1:0. Lugano zvicerane krijoi më shumë, por fitoi me golin e vetëm në ndeshje të shënuar nga Renato Steffen. Edhe Dukagjini pati mundësi shënimi në minutën e 65-të, kur e qëlloi shtyllën me sulmuesin Jeudi Stevenson. Nga minuta e 87-të, klinasit mbetën me një lojtar më pak, pas përjashtimit me të kuq të mesfushorit Arvanit Rexhaj. Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen te Lugano kurse Ezgjan Alioski u zëvendësua në minutën e 68-të. Ndeshja kthyese luhet pas një jave. Shanset janë të mira për përmbysje nga skuadra kosovare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here