Google search engine
Home Sport Rei Manaj mbetet lider i Sivasporit, klubi turk i beson plotësisht shqiptarit

Rei Manaj mbetet lider i Sivasporit, klubi turk i beson plotësisht shqiptarit

0
36

Në kampionatin turk është shtuar së fundmi kontigjenti i lojtarëve shqiptarë, madje ata janë të preferuar në radhët e klubeve atje, pasi kanë rol titullari e lideri në grup. Padyshim që vëmendjen kryesore e kanë dy sulmuesit kuqezi, Rei Manaj te Sivaspori dhe Ernest Muçi te Trabzonspori, lojtarë që projektohen të jenë edhe në vijën e parë ofensive të Kombëtares dhe të stafit të saj me në krye trajnerin Rolando Maran. Ndërkohë, informacione interesante vijnë nga mediat turke për sulmuesin kuqezi, Rei Manaj, i cili Manaj mbetet një nga pikat kryesore të Sivasporit në prag të sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje normalisht me skuadrën turke, e cila pret që ai të udhëheqë repartin ofensiv edhe gjatë sezonit të ri.

Sipas mediave turke, stafi teknik e konsideron Manajn armën kryesore në sulm dhe po punon që ai të arrijë formën optimale përpara nisjes së kampionatit. Futbollisti 29-vjeçar po zhvillon normalisht fazën përgatitore, duke ndjekur një program intensiv fizik dhe taktik dhe duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pat pësuar në muajin shkurt, dëmtim që e la jashtë për rreth 5 muaj. Te Sivaspor besojnë se kontributi i Manajt do të jetë vendimtar për objektivat e skuadrës në sezonin e ri. Klubi pret që sulmuesi shqiptar të mbajë peshën e golave dhe të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv. Paralelisht me përgatitjet në fushë, drejtuesit e klubit vijojnë të punojnë edhe në merkato për të plotësuar organikën, ndërsa stafi teknik synon ta ketë skuadrën në nivelin e duhur fizik dhe taktik për startin e kampionatit. Në këtë vazhdë, u sigurua qëndrimi i Manajt te Sivaspori duke qenë se ishte menduar disa herë largimi i tij, gjë që duket se nuk do të ndodhë dhe do të vazhdojë të japë kontribut së bashku me Valon Et’hemin.

Luis Hasa mungon në miqësoren e Napolit, konfirmim se po kalon te Frozinone

Luis Hasa nuk ishte pjesë e miqësores që Napoli luajti me Arezon. Ky fakt shton zërat që 22-vjeçari do të prezantohet te Frozinone në vazhdim. Hasa ishte për herë të fundit pjesë e Karrarezes në Serinë B. Aty ku qëndroi i huazuar dhe bëri mjaft mirë. Mesfushori ndërkohë pritet të luajë në Seria A, por te Frosinone që ia doli të rikthehet në elitë. Trajneri Masimiliano Alegri rezulton të mos e ketë në plane. Hasa është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga qershori. Trajneri Maran madje i dha mundësinë për të debutuar.

Hofenheimi nuk e aktivizon Asllanin

Hofenheimi sërish nuk e aktivizon Asllanin, sulmuesi kosovar dita ditës larg klubit. Skuadra e Hofenheimit sot e zhvillon një tjetër ndeshje miqësore, ndaj Masenbahausenit. Edhe sot, si në ndeshjen e kaluar, Fisnik Asllani nuk është ftuar. Asllani po stërvitet me klubin gjerman, por nuk po luan në asnjë ndeshje miqësore – kjo për shkak se sulmuesi kosovar është në kërkim të një klubi të ri. Lojtari i Kosovës është afër marrëveshjes me RB Leipzig. Kurse ka oferta edhe nga skuadra tjetër, Borusia Dortmund. Kujtojmë që në formacionin startues në këtë ndeshje është vetëm mbrojtësi, Albian Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here