Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë.
Në sfond të videos dëgjohen protestuesit që thërrasin “Rama, jepe dorëheqjen”, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se kjo është kënga e tij e preferuar.
“Ndërkohë që po shkruaj fjalimin e nesërm për mbledhjen e grupit dhe të qeverisë. Ky kor ‘Rama, jepe dorëheqjen’ më ekzalton. Shihemi nesër paradite, nga ora 09:30 e mbrap. Por e kisha kënaqësi të ndaja reflektimin tim për Bulevardin e flamingove, që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë Rama.
Postimi i plotë i Edi Ramës
“MIRËMROMA KA TIRONA E KONTRADIKTAVE
Zhurm zhurm shum shum zhurm
Përgatitje me audio live nga bulevardi
Kush ka interes nesër paradite do jem LIVE”, shkruan Rama.








































