Është vetëdorëzuar në polici Erjon Rama, një prej personave të shpallur në kërkim, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Koçeku të akuzuar për trafik droge në Evropë e pastrim parash në Shqipëri.
Erjon Rama është vëllai i Ardian Ramës, gjithashtu i shpallur në kërkim, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i ekzekutuar më 9 mars 2003 në kompleksin luksoz “Kartodromi”.








































