Google search engine
Home Kronike SPAK shkatërron rrjetin kriminal të drogës që pastronte paratë/ CEO i Daikin...

SPAK shkatërron rrjetin kriminal të drogës që pastronte paratë/ CEO i Daikin në ‘arrest shtëpie’, vëllai i ish-drejtoreshës së bizneseve VIP te Tatimet

0
30

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me megaoperacionin e SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një rrjet kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash.

Mësohet se një prej personave për të cilën është dhënë masë ‘arrest në shtëpi’, biznesmeni Edmond Jaupi, rezulton të jetë vëllai i Elidiana Çelajt, që është aktualisht drejtoreshë e AKUK-ut (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve).

Kujtojmë se Çelaj më herët ka qenë drejtoreshë e bizneseve VIP te Drejtoria e Tatimeve. Sakaq, Jaupi rezulton të jetë CEO i Daikin/Esc, kompani kondicionimi

Sakaq, SPAK lëshoi 20 masa, nga të cilat 15 në ‘arrest me burg’ dhe 5 në ‘arrest shtëpie’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here