Google search engine
Home Kronike Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupi në kërkim, krerët e grupit në Dubai/...

Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupi në kërkim, krerët e grupit në Dubai/ Megaoperacioni i SPAK dhe policisë, kontrolle në Tiranë e Vlorë

0
27

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me mega operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit për goditjen e një grupi kriminal të lidhur me trafikun e drogës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët për skandalin e AKSHI.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë.

Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Ndaj Artur Koçekut

Është marrë masa e sigurisë Arrest me burg për Artur Koçekun, i cili ndodhet sëbashku me vëllanë e tij Abedin Koçeku.

Deri tani janë lëshuar 20 masa sigurie për anëtarët e grupit, që dyshohen të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, ndërsa të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here