Google search engine
Home Kulture Kinemaja shqiptare prezantohet me 4 filma në festivalin në Andorra

Kinemaja shqiptare prezantohet me 4 filma në festivalin në Andorra

0
53

Kinemaja shqiptare prezanton katër filma në Andorra. Në ull nu Festival Audiovisual D’Andorra, një ngjarje e veçantë për audio-vizualin dhe kinemanë janë dhe filmat shqiptarë. Qendra Kombëtare Kinematografike bën me dije se në kuadër të këtij festivali, do të shfaqen 4 filma me metrazh të shkurtër, të realizuar nga regjisorë shqiptarë.

“Një tjetër mundësi për të ndarë historitë, artin dhe kulturën tonë në botë”, thuhet nga QKK. Filmi artistik i shkurtër  “Sheets” nga Evi Gjoni do të prezantohet në këtë festival. Në një realitet distopik, një familje përballet me dilemën e rëndë: të denoncojë një familje emigrantësh që u kërkon ndihmë, apo të ruajë dinjitetin njerëzor duke rrezikuar sigurinë e vet. Ky film do të shfaqet më 22 maj, ora 18:30. Një tjetër film është “An Untold Story” nga Sara Hoxhaj (film artistik i shkurtër). Tiranë, 1984. Në Shqipërinë komuniste të izoluar nga bota, kanoçja Coca-Cola, një simbol i ndaluar, sillet fshehurazi në shtëpi dhe kthehet në thesarin më të çmuar dhe simbolin e rebelimit të heshtur për një djalë 10-vjeçar. Ky film do të shfaqet më 23 maj, ora 11:00. Filmi i animuar “Burri” nga Artur Dauti dpo të shfaqet më 23 maj, ora 16:00. Një animacion i mprehtë dhe lakonik, që përmes humorit dhe ironisë pasqyron kohët tragji-komike në të cilat jetojmë dhe paradokset e tyre, ku një filxhan kafeje, një gotë akulloreje dhe një filxhan çaji intrigojnë personazhin.

Ndërsa “The Champ” nga Ermir Keta është film artistik i shkurtër, që do të shfaqet më 23 maj në orën 19:30. Në një qytet të shkretë, një ish-kampion noti jeton me të bijën e tij, Anën, së cilës i mëson notin. Ana e keqkupton qëllimin e tij dhe ëndërron suksesin e saj, derisa një natë e vërteta del përfundimisht në dritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here