Google search engine
Home Sport Intervista e Maran në “Gazzetta dello Sport”: Pranova të drejtoj Shqipërinë, do...

Intervista e Maran në “Gazzetta dello Sport”: Pranova të drejtoj Shqipërinë, do ta çoj në Europian

0
30

Përfaqësuesja e Shqipërisë nga e hëna e ka një trajner të ri në pankinën e saj. Është Rolando Maran. Tekniku italian vendosi se çfarë do të bëjë në jetën e tij; erdhi të drejtojë kombëtaren shqiptare. Në moshën 62 vjeçare, ai për herë të parë do të jetojë jashtë Italisë, për herë të parë do të drejtojë një kombëtare dhe për herë të parë do të ketë një objektiv që nuk është qëndrimi apo ngjitja në kategori, por botërorin. Tingëllon ndryshe, Maran është anti-personazh, por jeta e tij është e fshehur në një detaj; e kanë dashur kudo që ka shkuar, te Katania, Kievo, Breshia. A do ta duan edhe në Shqipëri? Ndërkaq, Maran rrëfehet në një intervistë të gjatë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello sport’. Përse të ndryshosh jetë në moshën 62 vjeçare? ‘Sepse kur më kërkoi Shqipëria, u emocionova. Perceptova menjëherë se është një komb me krenari dhe me një ndjenjë të jashtëzakonshme të përkatësisë”, theksoi ai. pyetjes se ku do të jetojë tani që pranoi marrëveshjen me FSHF, Maran iu përgjigj: ‘Në Tiranë. Për mendimin tim eksperienca duhet përjetuar në këtë mënyrë; të dielën do të transferohem dhe do të nis punën e vërtetë. Pastaj qyteti është shumë i bukur, me një mikpritje të pabesueshme. Bashkëshortja ime që është një interior designer, do të bëjë vajtje-ardhje, jemi mësuar’, shtoi ai. I pyetur nga gazeta se Silvinjo nuk fjeti i qetë natën e parë në Shqipëri, Maran dha një përgjigje origjinale. “Xhani është një mik, është personi i parë që kam telefonuar. E kujtoj mjaft mirë aventurën e tij, bëja tifo për të. Më tha që të mos kem dyshime se po bëja zgjedhjen e duhur dhe se Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur duke besuar te unë. Kjo më dha kënaqësi. Si për kuriozitet, kam folur edhe me Igli Taren përpara 20 ditësh në Milanello. Nuk mund të imagjinoja se do të drejtoja kombëtaren e tij”, nënvizoi ai.

Momenti më i vështirë si trajner

Maran rrëfeu edhe momentin më të vështirë si trajner. “Më i vështiri te Xhenoa kur kishim 22 futbollistë pozitivë me Covid. Në pasiguri totale. Më i bukuri debutimi në Serie A me Roma-Katania 2-2 në gusht të 2012; po fitonim duke luajtur mirë, na barazuan në fakt në minutën e 91 dhe në minutat shtesë goditëm edhe traversën me Kastro. Tregon faktin që shkuam për të fituar, jo për të marrë një pikë”, theksoi më tej trajneri i Kombëtares së Shqipërisë.

Objektivat

Për trajnerin Maran objektivi që ka Shqipëria është i qartë: Të rikthehet në Ligën B të Kombeve dhe ta dërgojë skuadrën kuqezi në Euro-2028. “‘Objektivi është të kthehemi në Ligën B të Nations League dhe të kualifikohemi në Evropian. Ëndërroj të arrij rezultate të rëndësishme dhe të shkruaj një faqe të historisë. Falënderoj presidentin e Federatës, Duka për zgjedhjen. Stadiumi i Tiranës më la gojëhapur, mezi pres të punoj brenda tij. Dua të shkoj të shoh sa më shumë stërvitje të mundshme dhe të studioj gjuhën shqipe për të folur me lojtarët. Doja të aplikoja futbollin tim; proaktiv, vertikal dhe luftarak. Të marrësh rezultatet me djersë dhe lodhje është në ADN e këtij kombi”, përfundoi Maran. Në fund të intervistës ai ka zgjedhur si Kombëtaren e preferuar Italinë 1982 si dhe Holandën e Johan Krujfit. ndërsa lojtarët e preferuar ka radhitur Pedri, Olise dhe Mbape.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here