Google search engine
Home Kulture “Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” rikthehet në Teatrin Eksperimental, katër shfaqjet...

“Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” rikthehet në Teatrin Eksperimental, katër shfaqjet e fundit

0
42

Katër shfaqjet e fundit të veprës “Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” në skenën teatrore. Vepra rikthehet në skenën tonë teatrore, si një nga produksionet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dramaturg Bujar Hoxhaj dhe regjisor Rafael Hoxhaj, shfaqja “Kaini dhe Abeli-Të bijtë e Adamit” ndërthur historinë e lashtë, dramën dhe pyetjet e mëdha mbi natyrën e njeriut, duke i dhënë një interpretim të fuqishëm artistik ngjarjes. Në role janë Silvio Goskova, Jurgen Marku, Bujar Hoxhaj, Anxhela Bregasi, Fabjan Blloku, Elisa Jakimi, Ariton Pollozhani, Reina Ndreu, Maria Brokshi.

Çfarë ndodh kur vëllavrasësi i parë në histori rikthehet në Tokë për t’u gjykuar? I sjellë nga Ferri për të dhënë llogari për krimin që ndryshoi fatin e njerëzimit, Kaini rrëfen historinë  e një familjeje, ku ndjenja e refuzimit dhe xhelozia ndaj vëllait të tij, Abelit, u shndërruan në aktin e parë të vrasjes.

Por ndërsa përpiqet të mbrojë veten, ai ngre një akuzë të rëndë ndaj njerëzimit: jo vetëm që e trashëgoi krimin, por edhe e përsosi atë. Megjithatë, mbi të gjitha qëndron gjyqi më i pamëshirshëm, ai i ndërgjegjes, ku hija e Abelit dhe kujtimi i vrasjes e ndjekin pa pushim. E frymëzuar nga universet e Andrea Camilleri dhe José Saramago, kjo shfaqje është një hetim teatral mbi origjinën e dhunës njerëzore dhe mbi momentin kur njeriu bëhet armik i njeriut.

A do të ekzistonte vrasja, nëse Kaini nuk do ta kishte vrarë Abelin? Shfaqja teatrore do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e datës 30 prill, si dhe në datat 1, 2 dhe 3 maj, ku teatri bën me dije se janë katër shfaqjet e fundit. Skenograf  Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe kompozitor  Serxhio Beqo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here