Google search engine
Home Ekonomi Shpërthen murtaja, Kosova merr masa, ndalon importin e deleve dhe dhive nga...

Shpërthen murtaja, Kosova merr masa, ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

0
26

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masë ndalese të pakohshme, për import të deleve dhe dhive nga I gjithë territori i Shqipërisë.

Bëhet e ditur se deri tek vendimi erdhi pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.

“Thërrasim për vëmendje Komunat e Kosovës të brezit kufitarë me Shqipërinë, përmes drejtorive të për Bujqësi të vendosin masa strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria”, thuhet në një njoftim të AUV-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here