Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, pas një kallëzimi për fyerje të bërë ndaj tij nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha ka sqaruar se është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me deklaratat e tij publike ndaj Gjokës, të cilat ajo i ka interpretuar si fyerje.
KLGJ gënjeu, tha se s’ka vendim të KLD më 1996 për shkarkim të Irena Gjokës. Vetëm sa nuk i thonë ‘virgjëresha e drejtësisë’, në kuptimin moral. Mediat e Ramës shpikin lajm nga policia se nuk është i vërtetë lajmi për Irena Gjokën. Më 2024, Prokuroria thotë se po nis hetim të thelluar dhe më pas përgjigja është se nuk kemi çfarë të hetojmë. Irena ka 5 mbiemra, është dënuar dy herë në Greqi.
Ai akuzoi institucionet për përpjekje për të fshehur të kaluarën e gjyqtares, duke përmendur një vendim të vitit 1996 për shkarkimin e saj, për të cilin, sipas tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gënjyer se nuk ekziston.
Sali Berisha: SPAK ishte i shqetësuar se përse unë paskam fyer sipas tyre, Irena Gjokën. U pyeta nëse unë kam bisedë me Alket Hysenin, apo video, ku ai ka dhuruar 500 mijë euro. E kam pyetur Irena Gjokën nëse ka folur me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Këtë e mori si fyerje. Këta janë llum njerëzor. Para dy javësh i japin avoketërve të mi vendimin e shkarkimit të Irena Gjokës. Pas dy javësh, gënjejnë deputetët, duke shkruar se KLD nuk ka vendimmarrje më 1996.