Google search engine
Home Sport “BoxRec” rendit dhjetë boksierët më të mirë të historisë, në listë mungojnë...

“BoxRec” rendit dhjetë boksierët më të mirë të historisë, në listë mungojnë Tajson e Foreman e të tjerë “yje”

0
121

Përfshirja ose jo në një listë të më të mirëve në çfarëdolloj sporti, sidomos kur zgjedh tre më të mirët, pesë më të mirët apo dhjetë më të mirët, gjithmonë shoqëorhet me debat dhe sidomos kjo bëhet evidente në sportet individuale, ku ka shumë rivalitet. Padyshim që boksi, i cilësuar edhe si sporti më i vështirë e ndoshta më i bukuri ( edhe pse i vrazhdë), e shton këtë dozë rivaliteti dhe trajtese. Media të ndryshme dhe kompani të ndryshme që kanë tentuar të bëjnë seleksionime e përllogaritje të tilla kanë dështuar pasi në opinion debatet kanë qenë të forta. Këto debate lidhen sa me numrin e ndeshjeve, numrin e trofeve, rekordet e moshës, numrin e statistikave të veçanta etj, duke e bërë përzgjedhjen gjithmonë një mollë sherri.

Ndërkohë, top-10 bokserët më të mëdhenj të pound-for-pound të të gjitha kohërave janë emëruar dhe renditur, por me disa emra të mëdhenj që mungojnë e nuk janë të paktë pasi flasim për emra si Foreman, Xheo Frazier, Holifild, Lenoks Ljuis, vëllezërit Klitçko e shumë të tjerë. “BoxRec” ka emëruar dhe renditur 10 boksierët më të mëdhenj në histori. Pavarësisht se ka qenë në kopertinën e botimit, Majk Tajsonn është lënë jashtë listës së të 10 më të mëdhenjve. Tajson është ende kampioni më i ri i botës në peshën e rëndë, duke fituar titullin WBC kundër Trevor Berbik, kur ishte vetëm 20 vjeç e 4 muaj. Por arritja e tij nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë atij një vend në këtë listë. Megjithatë, legjendat e peshës së rëndë Muhamad Ali, Xheo Luis dhe Xhek Dempsi janë ndër të 10 më të mirët. Ali, kampion tre herë i botës në peshën e rëndë, renditet i dhjeti, ndërsa Luis dhe Dempsi renditen në pozitën e gjashtë dhe katër përkatësisht. Toni Kanzoneri renditet i nënti, pasi ka luftuar për tituj kampionati midis kategorive bantamweight dhe light-welterweight. Kanadezi Sam Langford hyn në listë në vendin e tetë pas karrierës së tij të shkëlqyer.

Ai konsiderohet nga shumë kritikë boksi si një nga bokserët më të mëdhenj të historisë. Pas tij vjen Miki Uulker, i cili renditet në vendin e shtatë. Ai mbajti statusin e padiskutueshëm si kampion në peshën ëelter dhe mesme në momente të ndryshme të karrierës së tij. Xhoe Luis sundoi si kampion i botës në peshën e rëndë nga viti 1937 deri në pensionimin e tij të parë në vitin 1949. Ai renditet i gjashti. Beni Leonard, Xhek Dempsi dhe Henry Greb janë renditur të pestë, të katërt dhe të tretë përkatësisht. Leonard mbajti titullin kampion bote në peshën e lehtë për tetë vjet, ndërsa Dempsi mbajti titullin kampion bote në peshën e rëndë nga viti 1919 deri në 1926. Sa i përket Greb, ai ka luftuar 298 herë dhe ka qenë kampion bote në peshën mesatare nga 1923 deri në 1926. Në vendin e dytë është Henry Armstrong, i njohur për faktin se është bokseri i vetëm që ka mbajtur tituj bote në tre kategori (featherweight, lightweight dhe welterweight). Sugar Ray Robinson kryeson listën, pasi ka pasur një karrierë legjendare. Ai njihet gjerësisht si bokseri më i madh i të gjitha kohërave.

BoxRec – 10 bokserët më të mëdhenj të të gjitha kohërave:

1 – Sugar Ray Robinson

2 – Henry Armstrong

3 – Henry Greb

4 – Xhek Dempsi

5 – Beni Leonard

6 – Xhoe Luis

7 – Miki Ualker

8 – Sam Langford

9 – Toi Kanzoneri

10 – Muhamad Ali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here