Trajneri Silvinjo doli dje në konferencë shtypi, ku dha mendimet e tij në prag të ndeshjes së sotme me Anlinë, takim që do të luhet në stadiumin madhështor të Londrës, “Uembli”. “Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët. Futbolli i pabesueshëm. Mund të ndodhë çdo gjë. Kemi studiuar Tuher dhe futbollin anglez. E dimë si luan. Janë 90 minuta të gjata, për t’u shijuar dhe për të marrë përgjegjësi. Jemi të përqëndruar dhe të përgatitur. Tuhel i mirë, i ri dhe fitues me shumë energji. Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1.
Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë. Kam luajtur në Angli. Zabaleta në vitet e fundit. E kuptojmë ritmin e lartë që ka kampionati. E vështirë, luhet në nivele shumë të larta. Ekipi kombëtar ka ekip me shumë cilësi, duhet të tentojmë të punojmë me sulmin tonë. Duhet të krijosh një strategji me Anglinë sepse ritmi i ndryshëm. Kemi komunikuar me lojtarët, kemi përdorur video dhe jemi përgatitur për 90 minutat nesër. A do të jetë Silvinjo si Kristofor Kolombi dhe të zbulojë Amerikën? Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën (qesh). Duhet të punojmë shumë. Ka vetëm një rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Kemi lojtarë të mirë. Të luftojmë që të ecim përpara”, tha tekniku brazilian i Kombëtares.
Gjimshiti lavdëron Belinghamin, por beson se Shqipëria del me pikë nga “Uembli”
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka besim se kuqezinjtë mund të dalin me pikë nga dueli i sotëm në stadiumin “Uembli” përballë Anglisë. “Besoj te një atmosferë shumë e mirë, frymë e re, se ka disa lojtarë që janë talente dhe e përmirësojnë ekipin, kanë dhënë gjithçka në stërvitje për të arritur diçka që se kanë bërë kurrë. Unë të them të drejtën, ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa dhe realizohen. Nuk jam nga ai tipi që fshihet që të thotë që jemi kombëtare më e vogël se Anglia, dhe do provojmë mundësitë dhe pse jo të japësh gjithçka në fushë dhe pse jo ta arrijmë atë. Forca e tyre dihet, nuk do të flasim për lojtarë individualisht i shikojmë çdo fundjavë në tv, jemi përgatitur mirë, trajneri na ka mësuar të japim gjithçka në fushë”, tha Gjimshiti.
Më tej ai lavëdëroi Belinghamin dhe rivalin e sotëm në tërësi, duke thënë se Anglia është favorite. “Bellingam është fantastik, shumë rrallë ka lojtarë si ai apo dhe të tjerë, është nga më të mirët në botë, mund të arrijë dhe kulmin që të bëhet më i mirë për aq sa unë kam parë në ato dy ndeshje. Unë besoj që Anglia jo vetëm kundër nesh por edhe të tjerash është favorite, kështu nuk duhet të flasim për këtë. Nuk do të na nënvlerësojnë pasi kemi bërë gjëra të mira në Kombëtare, në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, nënvizoi Gjimshiti.