“Ju nuk e fitoni dot luftën”, zbulohen bisedat sekrete midis Trump dhe Putin pas pushtimit të Ukrainës

0
16

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në fshehtësi me presidentin rus Vladimir Putin shtatë herë që nga largimi i detyrës, edhe pse ai u bëri presion republikanëve që të bllokonin ndihmën ushtarake për Ukrainën për të luftuar pushtuesit rusë.

Faktet kanë dalë në dritë nga libri i gazetari amerikan Bob Woodëard në librin e tij të ri, “Lufta”, i cili është planifikuar të botohet javën e ardhshme, citoi New York Times. Woodëard përshkruan një skenë në fillim të vitit 2024 në pronën e Trump në Mar-a-Lago në Florida, kur ai largoi një ndihmës nga zyra e tij në mënyrë që të mund të kishte një bisedë telefonike me Putinin.

Këshilltari i paidentifikuar tha se të dy mund të kenë folur shpesh herë që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë. Libri i Woodëard zbulon gjithashtu se Trump i dërgoi fshehurazi Putinit teste Covid-19 për përdorimin e tij personal në kulmin e pandemisë, thuhet në raport. Raportet ngrenë pyetje të reja në lidhje me marrëdhëniet e Trump me Putinin, me më pak se një muaj deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Duket se aleatët e dikurshëm të Trump janë gati të festojnë nëse ky i fundit fiton zgjedhjet në SHBA. Kryeministri hungarez Viktor Orban dëshiron të hapë shampanjat nëse Donald Trump rizgjedhet President i SHBA. “Unë e di se çfarë do të bëjmë. Ne do të hapim disa shishe shampanjë”, tha ai në Strasburg kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Trump fitonte zgjedhjet. Më tej Orban tha se, Ukraina nuk mund ta fitojë luftën me Rusinë në fushën e betejës.

“Synimi hungarez po fokusohet në menaxhimin e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, një armëpushim, sepse ne jemi të bindur se ju nuk mund ta fitoni atë luftë në fushën e betejës. Thjesht nuk mundeni. Ky është mendimi ynë. Prandaj, nëse nuk mund të fitoni në fushëbetejë, duhet të komunikosh, duhet të negociosh, duhet të kesh një armëpushim dhe të shpëtosh jetën”, tha Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.

Ndëkrohë, inteligjenca britanike ka ngritur alarmin se Rusia po përpiqet të shkaktojë ‘kaos’ në Britani dhe Evropë në një shkallë të paprecedentë”. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë (MI5) Ken McCallum akuzoi gjithashtu Iranin se qëndron pas komploteve të shumta në tokën britanike. McCallum tregoi se hetimet për kërcënimet ndaj shtetit janë rritur me 48% vitin e kaluar dhe se Rusia dhe Irani janë kthyer te kriminelët dhe trafikantët e drogës për të kryer “punën e tyre të pistë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here