Trafik i rënduar raportohet në autostradën e re Thumanë-Kashar.
Radha e mjeteve arrin në 10 kilometra dhe fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit deri në fshatin Larushk.
Shkak mendohet të jetë aplikimi i pagesës së kësaj autostrade. Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e mjeteve.