Google search engine
Home Sport Goli që na bëri krenarë në Europianin Francë 2016/ Armand Sadiku rikthehet...

Goli që na bëri krenarë në Europianin Francë 2016/ Armand Sadiku rikthehet për një lamtumirë speciale me tifozët shqiptarë

0
8

Sulmuesi shqiptar do të zhvillojë ceremoninë e lamtumirës përpara sfidës Shqipëri–Finlandë, në praninë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Një karrierë me fanellën kuqezi që kulmoi në Euro 2016, me golin historik ndaj Rumanisë.

Ndeshja Shqipëri–Finlandë do të ketë edhe një moment të veçantë përtej 90 minutave të futbollit. Armando Sadiku do të rikthehet në qendër të vëmendjes së tifozëve kuqezi, këtë herë për të marrë duartrokitjet e fundit në një ceremoni zyrtare lamtumire nga Kombëtarja shqiptare.

Sulmuesi ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me përfaqësuesen dhe përpara sfidës së sotme në Arenën Kombëtare do të zhvillohet ceremonia e nderimit, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sadiku është një prej emrave që do të mbetet i lidhur përjetësisht me një prej momenteve më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Më 19 qershor 2016, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Europian në Francë, ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Rumanisë. Një realizim që i dha Shqipërisë fitoren e parë në historinë e saj në një Kampionat Europian dhe që u kthye në një nga imazhet më të paharrueshme të asaj aventure.

Historia e tij me Kombëtaren nisi në vitin 2012 dhe zgjati deri në vitin 2023. Në këtë periudhë, sulmuesi regjistroi 39 ndeshje dhe 12 gola, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë në historinë e përfaqësueses shqiptare.

Në Euro 2016, Sadiku ishte titullar në të tria ndeshjet e Shqipërisë në fazën e grupeve dhe realizoi një gol, pikërisht atë ndaj Rumanisë. Ai ishte gjithashtu pjesë e grupit që përjetoi kualifikimin historik të Shqipërisë në turneun e parë madhor ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here