Sahra Wagenknecht, kush është komunistja që po e transformon skenën politike gjermane

0
50

Sahra Wagenknecht, është sot një nga politikanet kryesore në Gjermani. Në fillimet e karrierës politike ishte anëtare e Partisë Socialiste të Unitetit të Gjermanisë (SED), e cila pas rënies së Gjermanisë Lindore, pësoi disa ndryshime emri (e riemërtuar fillimisht si PDS dhe më pas si Die Linke, Lidhja).

Në janar të këtij viti, ajo themeloi Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW), e cila mori 6.2 për qind të votave në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian, duke ia kaluar edhe Partinë Liberal Demokratike (FDP), e cila është partnere në koalicionin qeveritar aktual.

Sondazhet tregojnë se partia e saj do të marrë një përqindje votash 2-shifrore në zgjedhjet lokale që mbahen në Gjermaninë Lindore këtë vjeshtë. CDU, partia e ish-kancelares Angela Merkel, është duke diskutuar nëse partia e Wagenknecht, mund të konsiderohet një partnere e mundshme në një koalicion.

Ndoshta Wagenknecht do të qeverisë së shpejti – të paktën në disa lande gjermane – si anëtare e një qeverie koalicioni. Po çfarë e bën BSË kaq të ndryshme nga partitë e tjera politike gjermane? Wagenknecht kombinon kritikën e ashpër ndaj politikës mbi migracionin me “politikën e identitetit” të krahut të majtë nga njëra anë, me një politikë ekonomike socialiste nga ana tjetër.

Një qasje disi e ngjashme me partinë PiS në Poloni. Sa i përket politikës së jashtme, Wagenknecht është kundër mbështetjes së Ukrainës. Kjo ishte e dukshme kur presidenti ukrainas Zelensky foli kohët e fundit para Bundestagut, dhe anëtarët e partisë së saj u larguan nga salla në mënyrë demonstrative.

Kritikët e kanë akuzuar për nënvlerësimin e përgjegjësive të Putinit për luftën në Ukrainë si dhe për shfaqjen e ndjenjave anti-amerikane. Ndërsa dënon luftën e Putinit, Wagenknecht fajëson mbi të gjitha NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për konfliktin në Ukrainë. Së fundmi në Gjermani ka dalë në treg një biografi e Sahra Wagenknecht me titull “Die Kommunistin” (Komunistja).

Ndër të tjera autori Klaus-Rüdiger Mai shkruan:”Wagenknecht zotëron artin e transmetimit të mesazhit të saj në një mënyrë të tillë që lidhet me audiencën e saj, duke e lejuar të përqendrohet vetëm tek ajo që ata duan të dëgjojnë, e duke injoruar pjesën tjetër. Kjo aftësi unike, e ka vënë në qendër të vëmendjes, duke e shtrirë ndikimin e saj përtej kufijve të së majtës”.

Ky është një nga sekretet e suksesit të saj. Ajo po synon jo vetëm votuesit tradicionalë të krahut të majtë, por edhe votuesit e të djathtës, që ndajnë pikëpamjet e saj kritike mbi politikën e migracionit dhe “korrektësinë politike”. Ai përfaqëson një sintezë të nacionalizmit dhe socializmit.

Por kush është kjo grua? Vjen nga Republika Demokratike Gjermane (DDR). Si adoleshente, ishte disi kritike ndaj sistemit, por jo sepse preferonte demokracinë dhe ekonominë e tregut, por sepse besonte se RDGJ nuk i përmbahej mjaftueshëm parimeve komuniste. Idhulli i saj ishte Walter Ulbricht, një figurë e emëruar nga Stalini, që në vitin 1953 shtypi një kryengritje të punëtorëve në RDGJ me ndihmën e tankeve ruse.

Një portret i Ulbricht-it zbukuronte dhomën e saj të gjumit. Për Wagenknecht-in, rënia e RDGJ-së ishte një përvojë traumatike. Ndërsa shumë gjermanë e vlerësojnë atë moment si një nga më të lumturit në historinë e vendit, për të ishte “momenti më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë”.

Në fillim të verës së vitit 1989, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po braktisnin DDR-në, partia e saj në pushtet vendosi t’i bashkohej SED-it komunist. Gjatë viteve të “kundërrevolucionit”, ajo u zhyt në leximin e veprave të Marksit dhe Leninit, duke iu përmbajtur një perspektive historike, e cila beson se Bashkimi Sovjetik ishte në trajektoren e duhur nën udhëheqjen e Leninit dhe Stalinit.

Wagenknecht u bë figura kryesore e “Platformës Komuniste” brenda PDS dhe nisi një konflikt të vazhdueshëm me drejtuesit e partisë.  Ajo e shihte veten si Rosa Luxemburg, e cila luftoi kundër “tradhtisë” së idealeve të vërteta marksiste, u largua nga SPD dhe themeloi në vitin 1919Partinë Komuniste të Gjermanisë.

Wagenknecht e imitoi modelin e saj sa i përket zakoneve, modelit të flokëve dhe veshjes. Sot Sahra Wagenknecht ka pushuar së lavdëruari Stalinin, por dekadat e fundit ka shprehur admirimin e saj për diktatorët e tjerë të majtë. Në vend të Stalinit, modeli i saj u bë lideri autokrat i Venezuelës Hugo Chavez. Sipas Wagenknecht, Chavez tregoi se “është i mundur një model tjetër ekonomik”.

Pot sot, a e konsideron ende ajo veten komuniste apo marksiste? Çuditërisht, gazetarët ia bëjnë rrallë këtë pyetje. Kur një gazetare e pyeti në vitin 2015, ajo u përgjigj: ”Jo, të paktën jo në kuptimin e dikujt që mbron kthimin e RDGJ-së apo të ekonomisë së planifikuar nga qendra”. Jeta e Wagenknecht është një katalog gabimesh, që nga lavdërimi i Stalinit, admirimi i Hugo Chavez-in, deri tek gjykimi tmerrësisht naiv mbi Putin. Por edhe kur flet mirë, nuk thotë asgjë të veçantë:shumë të tjerë thonë pikërisht të njëjtat gjëra. E vetmja gjë që e dallon, është fakti se ajo është e majtë dhe ka një vizion të ndryshëm për çështje si emigracioni dhe identiteti gjerman.

Wagenknecht është një mjeshtre e vetë-promovimit: ajo ka ditur gjithnjë se si ta shndërrojë veten në një markë të njohur se çdo politikan tjetër në Gjermani. Por ka qenë kaq shumë e suksesshme vetëm sepse është “përfolur” vazhdimisht – më shumë se çdo politikan tjetër në Gjermani – duke nisur nga televizionet shtetërore ARD dhe ZDF. Është e sigurt të thuhet, se pa kohën që i kushtojnë çdo javë në kanalet kryesore, as Wagenknecht dhe as partia e saj BSË nuk do të ishin në pozicionin ku janë sot./Përshtati Pamfleti nga “Linkiesta”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here